heisst beraber auf Kinyarwanda
Integration durch Bildung

Albanisch

Çka bën shoqata beraber?

Ne i japim fëmijëve dhe të rinjve me prejardhje të huaj mësim mbështetës. Nxënëset dhe nxënësit duhet të jenë brenda moshës 10 deri 20 vjeç. Ne i japim mësim të gjitha kategorive të shkollës. Përveç mësimdhënies mbështetëse dëshirojmë të ofrojmë mbështetje edhe në rast problemeve të fushës sociale si dhe gjatë zgjedhjes së profesionit apo ndërrimit të shkollës.

Synimi ynë është ndihmesa e nxënëseve dhe nxënësve që të integrohen këtu dhe të gjejnë vendin e tyre në shoqëri.

Kush janë mësimdhënësit?

Tek berber japin mësim studentët/studentet e Universitetit apo të shkollave të larta profesionale. Ne përpiqemi që për çdo nxënëse dhe për çdo nxënës që vjen tek ne të gjejmë mësimdhënësen/in përkatës/e që mund të ndihmojë në plotë kuptimin e fjalës gjatë vështirësive individuale.

Sa kushton mësimi tek beraber?

Ne ofrojmë mësimdhënie individuale dhe mësimdhënie grupore (për dy nxënës/nxënëse, vëllezër/motra apo nga klasa e njëjtë, si do që të jetë me vështirësi të njëjta) Për nxënës/nxënëse ofrojmë më së shumti dy orë mësimi në javë. Mësimi individual kushton 20 Franga në Orë, mësimi grupor kushton 12.50 Franga për fëmijë në orë.

Ku mbahet mësimi?

Në rrethana normale mësimi mbahet tek nxënësja/nxënësi në shtëpi. Disa mësimdhënësi japin mësim gjithashtu në shtëpinë e tyre, në çdo rast duhet të konsultohen paraprakisht prindërit.

Si mundë të bëhet paraqitja?

Në faqen tonë të internetit www.beraber.ch à Paraqitja à paraqitja si nxënës/nxënëse.

Bëni zgjedhjen e një qyteti (Bazel, Cyrih, Bernë), në të cilin duhet të mbahet mësimi.

Çka ndodhë pas një paraqitje online?

Ne ju kontaktojmë dhe ju ftojmë për një bisedë në zyrën tonë, sapo të kemi gjetur një mësimdhënës/e përkatës për fëmijën tuaj.

Për të gjitha pyetjet tjera ju informojmë me kënaqësi përmes E-Mailit!

Përshëndetje shoqërore,

ekipi beraber

FEINHEIT Grafik Zürich – CI/CD, Webdesign, Flash, Webshop, XHTML/CSS